Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Kroaci – Kanada.
45 minutat e parë në këtë sfidë ishin tejet interesant, dhe përfundoi 2:1 në favor të kroatëve
Kroacia e pa vetën në disavantazh qysh në minutën e 2`, pasi Alphonso Davies i dha epërsinë kanadezëve.
Pas një harkimi në zonën e kroatëve, i harruar ishte lojtari i Bayern Munich, i cili shënoi për 1:0 në favor të Kanadasë.
Por, Luka Modric me shokë nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthejnë rezultatin.
Po rridhte minuta e 36` kur Kramaric shënoi, pas një aksioni të bukur të kroatëve.
Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra që ata bën në pjesën e parë, sepse arritën të rikthejnë rezultatin.
Zhvillohej minuta e fundit e kohës së rregullt kur Livaja realizoi dhe i dha epërsinë Kroacisë.
Më pas ata kishin edhe mundësi të tjera për të realizuar edhe golin e tretë, por nuk arritën.
Mbetet të shihet së si do jetë epilogu final i këtij takimi pas pjesës së dytë.