Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përkujton akademikun Fehmi Agani

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përkujton akademikun Fehmi Agani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i akademik Fehmi Aganit, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Ai tha se veprimtaria e Profesor Aganit për kombin ka spikatur si në fushën e shkencës, edukimit si dhe në jetën atdhetare e politike.

“Fehmi Agani ishte intelektual i rrallë, politolog dhe sociolog, profesor në Universitetin e Prishtinës, si dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Jo rastësisht e quanin ‘truri i lëvizjes paqësore’. Puna dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Prof. Aganit për lirinë dhe pavarësinë e vendit nuk mund të ndalej nga armiku serb, pos me eliminimin e tij fizik, ashtu edhe siç ndodhi fatkeqësisht, kur u vra më 6 maj 1999 afër Lipjanit.

Jeta dhe vepra e tij janë testament për kohën dhe shumë breza që vijnë, ndërsa emri i tij është skalitur në gurthemelin e shtetit të Kosovës”, tha ai.

Postimi i plotë:

Mentor Aganin e takova sot, pikërisht në këtë ditë të 6 majit, për të gjetur tek ai kujtimet e babait të tij, Fehmi…Posted by Lumir Abdixhiku on Thursday, May 6, 2021

Related Articles