Kroacia ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Danimarkës në kuadër të Grupit 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Sosa shënoi për 1-0 për t’i kaluar vendasit në epërsi.
Danimarka e barazoi rezultatin në minutën e 77-të me një gol të bukur të Eriksen.
Golin e fitores për kroatët e shënoi Majer në minutën e 79-të.
Pas kësaj fitoreje Kroacia pozicionohet në vendin ep arë me 10 pikë në Grupin 1 të Ligës A.
Ndeshjen e fundit e luan ndaj Austrisë më 25 shtator./GAZETA ENIGMA/