Krushqit nxjerrin kallashnikovin nga vetura dhe zbrazin karikatorin në mes të autostradës

Krushqit nxjerrin kallashnikovin nga vetura dhe zbrazin karikatorin në mes të autostradës

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku një dasmor ka zbrazur kallashinovin në autostradën e Laçit, po bën xhiron e rrjetit.

Një dasmor, i cili pasi ka marrë nusen, ka dalë në dritaren e makinës së tij Range Rover dhe ka shkrepur kallashnikovin me breshëri, pa marrë parasysh rreziqet që mund të sillte veprimi i tij.

Ndërkohë personi që ka publikuar videon në rrjetet sociale, e ka shoqëruar me një përshkrim “Talibanët në Afganistan”, duke e lidhur me situatën aktuale në botë, ku Afganistani është pushtuar nga talibanët.

Më herët gjatë ditës së sotme është publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku dasmorët kishin zbritur nga makinat, ku kanë kërcyer kërcyen në mes të autostradës në Laç, duke bllokuar qarkullimin. 

Related Articles