Nga pakujdesia e humb kontrollin mbi veturën dhe futet në një oborr, humb jetën një person në Ferizaj

Nga pakujdesia e humb kontrollin mbi veturën dhe futet në një oborr, humb jetën një person në Ferizaj

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident që ka ndodhur në fshatin Mirosalë të Ferizajt, raporton Gazeta Enigma.

Nga ky aksident janë lënduar edhe dy persona të tjerë, derisa janë dërguar në emergjencë të Ferizajt.

I dyshuari teksa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrolli duke përfunduar në një oborr.

I dyshuari mashkull kosovar gjersa ishte duke drejtuar veturën e tije nga pakujdesia ka humbur kontrolli duke përfunduar në një oborr. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjer meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Ferizajt ku njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në njoftim.

Related Articles