Kryediplomati grek, Nikos Dendias ka thirrur sot në telefon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një komunikatë për media të MPJ-së greke, thuhet se diskutimi Dendias – Kurti është zhvilluar sot në mëngjes.
Dy tema të rëndësishme të folura në këtë bisedë, ishin zhvillimet në veri si dhe dialogu Prishtinë – Beograd.
“Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka folur sot në mëngjes me kryeministrin kosovar, Albin Kurti. Diskutimet janë fokusuar në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftim.