Kryediplomatja Gërvalla: Jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën tonë

Kryediplomatja Gërvalla: Jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën tonë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se tronditës ka qenë lajmi për fatkeqësinë e komunikacionit me pasoja tragjike për shumë qytetarë të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Gërvalla ka thënë në koordinim me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministra të tjerë që nga orët e hershme të mëngjesit jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën e tyre, kudo që është e nevojshme, për aksidentin në Kroaci.

Postimi i plotë:

“Tronditës lajmi për fatkeqësinë e komunikacionit me pasoja tragjike për shumë qytetarë të Kosovës. Shumë nga ta humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan deri sa po ktheheshin në vendlindje që të vizitonin familjet e tyre dhe të gëzoheshin me ta.

Në koordinim me Presidenten, Kryeministrin dhe kolegë ministra që nga orët e hershme të mëngjesit jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën tonë, kudo që është e nevojshme. MPJD dhe institucionet tona të tjera do t’ju mbajnë vazhdimisht të informuar.

Lutemi për shpirtrat e të vdekurve dhe ndajmë këtë dhimbje të madhe me familjet dhe të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë.”

Related Articles