Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Baerbock u prit në aeroport nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Baerbock do të qëndrojë në vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë.
Ndërsa me presidenten Vjosa Osmani, kryediplomatja gjermane do të takohet në orën 17:30.
Me kryeministrin e Albin Kurti, Baerbock do të ketë konferencë të përbashkët për media në 18:30, në ndërtesën e Qeverisë. /Gazeta Enigma/