Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin norvegjez Jens Erik Grøndahl, me ç‘rast nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të avancimit të projektit “Zhvillimi i Shërbimit Ligjor Informativ” (Law Data).
Qëllimi i këtij projekti, financues i të cilit është Ministria e Jashtme Norvegjeze, është fuqizimi dhe promovimi i transparencës dhe efikasitetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve tjera shtetërore të sundimit të ligjit në Kosovë.
Këtë Memorandum më parë e kanë nënshkruar edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.