Kryeministri e ministrat s’janë në seancë, AAK lëshon sallën

Kryeministri e ministrat s’janë në seancë, AAK lëshon sallën

AAK ka lëshuar sallën ku po mbahej seanca e radhës me pyetje parlamentare.

Shefi i grupit të kësaj partie, Besnik Tahiri, tha se qeveria nuk po i jep llogari kuvendit, pasi siç tha ai, Kryeministri dhe disa ministra nuk janë të pranishëm, ndonëse kanë qenë në agjendë.

“Kjo është një maskaradë. Një ministër e ke këtu, çka bëjmë ne këtu. Kjo është totalisht injorim i qeverisë ndaj institucionit të kuvendit. Ne s’duhet të rrimë këtu, duhet ta ndërpresim këtë seancë. Kryeministri qenka në agjendë, ku janë edhe 11 ministra të tjerë. AAK e lëshojmë sallën, nuk rrimë dhe le të dihet që qeveria nuk i jep llogari këtij kuvendi”, tha Tahiri.

Related Articles