Kryeministri holandez: Kemi shprehur brengat tona për tensionet në veri

Kryeministri holandez: Kemi shprehur brengat tona për tensionet në veri

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, i ka pritur në takim homologët, Mark Rutte nga Holanda dhe Xavier Bettel nga Luksemburgu, ku pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka bërë të ditur se ka shprehur brengat e tij lidhur me tensionet në veri të Kosovës,

“Stabiliteti rajonal është proces tejet i rëndësishëm. Sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve, Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë të normalizohen raportet ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Rutte.

Tutje, ai ka shtuar se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian.

Related Articles