Kryeministri i Kroacisë për trazirat në Athinë: Kërkoj siguri për tifozët e burgosur, nuk mund të jenë përgjegjës 100 persona për vrasjen

Kryeministri i Kroacisë për trazirat në Athinë: Kërkoj siguri për tifozët e burgosur, nuk mund të jenë përgjegjës 100 persona për vrasjen

Kryeministri i shtetit, Andrej Plenkovic ka folur në lidhje me trazirat që shkaktuan tifozët e Dinamo Zagreb në Athinë javën e kaluar, ku një tifoz i AEK mbeti i vrarë.

“UEFA ndaloi udhëtimet dhe policia greke u paralajmërua se po vinte një grup që me sa duket kishte për qëllim vetëm të shkaktonte trazira. Na vjen keq që kjo ndodhi, telefonova kolegun tim grek, dënova dhunën dhe shpreha keqardhje për humbjen e jetës. Unë i kërkova kryeministrit grek sigurinë e qytetarëve tanë në burg”, tha Plenkovic, raporton N1.

“Ata dyshohen për tre krime, për bashkim kriminal, për shkaktimin e lëndimeve dhe për shkaktimin e rrëmujës. Këto janë krime të rënda dhe është vrarë edhe tifozi. Ne duam që ai proces të përfundojë sa më shpejt dhe me efikasitet dhe të deportohen në Kroaci sa më shpejt sepse është e qartë se 100 persona nuk mund të jenë përgjegjës për vrasjen”, shtoi ai dhe theksoi edhe një herë se po kujdesen për qytetarët kroatë.

“Për dallim nga Milanovici (presidenti) ne nuk po e sulmojmë drejtësinë greke. Ato mesazhe u pritën shumë keq atje.

Related Articles