Kryeministri italian kërkon nga BE anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës

Kryeministri italian kërkon nga BE anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës

Propozimet e Mario Draghi në Paralmentin Evropian, ishin tranzicioni i energjisë, digjitalizimi ose kostot si shkak i agresionit rus-si mund t’i trajtojë të gjitha këto së bashku Evropa, përcjellë Gazeta Enigma.

Në fjalimin e tij ndër të tjera ai kërkoi nga Bashkimi Evropian, që t’i kushtojë më shumë rëndësi anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnjës.

Ai gjithashtu bëri thirrje që negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë menjëherë dhe të ripërtërijnë shtysën në bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi

“Ne jemi për pranimin e të gjitha këtyre vendeve. Dhe ne duam Ukrainën në Bashkimin Evropian, integrimi i plotë i vendeve me ambicie evropiane nuk përbën kërcënim për projektin evropian, por është pjesë e realizimit të tij”, deklaroi ai, raportojnë mediat italiane./GAZETAENIGMA/

Related Articles