Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me deputetë, ministra e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë homazhe në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit, Arbënor Dehari.
Në njoftimin e bërë nga LVV thuhet se “Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore”.
“Abënori ishte shembull i aktivistit punëtor e modest. Ai bënte bashkë teorinë dhe praktikën, kishte thellësi politike e prirje të madhe organizative”, thuhet në njoftimin e LVV-së.