Deputeti i PDK-së, Fadil Nura, në seancën që po mbahet në Kuvend, e ka pyetur kryeministrin Kurti se kur do ta vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë, gjersa ia ka përmendur edhe deklaratën e tij që thoshte se reciprociteti ndaj Serbisë është çështje ditësh, raporton Gazeta “Enigma”.
Lidhur me këtë, Kurti ka thënë se do ta vendosin reciprocitetin, por kjo sipas tij do të bëhet kur janë gati.
“Në këto 100 ditë të para, na duhet të përgatitemi mirë. Do ta vendosim reciprocitetin, nuk heqim dorë prej tij. Këtë do ta bëjmë kur atëherë jemi të përgatitur shpejt”, u shpreh Kurti në pyetjen e deputetit Nura.
Tutje, ai iu përgjigj deputetit të PDK-së, se reciprociteti do të vendoset dhe se nuk do të dështojë, gjersa shtoi se partia e këtij të fundit e dëshiron një gjë të tillë.
“Mua shumë më pëlqen deputeti Nura kur insiston për reciprocitet, por në parti të gabuar. më 7 dhjetor të vitit 2021, 3 deputetë që të tre janë këtu në sallë, kanë votuar kundër reciprocitetit, ndërkaq më 20 janar të vitit 2012, 5 kanë votuar kundër reciprocitetit me Serbinë”.
“Ne do ta vendosim reciprocitetin me Serbinë, kjo nuk ka diskutim. Nuk duam të dështojmë, e ka të tillë që duan të dështojmë. Ju vini në një pozicion politik që ka qenë kundër reciprocitetit, ju keni interes që të dështojë reciprociteti, pra ju dëshironi që reciprociteti të vendoset pa u përgatitur. Ne do ta vendosmi reciprocitetin dhe nuk do të dështojë”, tha kryeministri Kurti.