Kryeministri Kurti i shprehë ngushëllime familjes Veseli

Kryeministri Kurti i shprehë ngushëllime familjes Veseli

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit, raporton Gazeta “Enigma”.

“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre”, tha Kurti.

Fazli Veseli ndërroi jetë dje në moshën 94 vjeçare. Ai u varros në orën 19:00 në Broboniq të Mitrovicës, pa praninë e djalit të tij të vogël, Kadriut, pasi gjendet në Hagë tash e disa muaj.

Related Articles