Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se raportet e Republikës së Kosovës me Serbinë nuk janë normale dhe sipas tij Serbia ka varësi nga Rusia.
“Ne e konfirmojmë se shteti i Kosovës është në rregull, unë e pranoj se raportet e Kosovës me Serbinë nuk janë normale. Këto raporte normalizohen me marrëveshje të obligueshme ndërkombëtarisht, me qendër njohjen reciproke”, tha ai në konferencën e Samitit Digjital që po mbahet në Prishtinë.
Kurti për dokumentin që u bë publik ditë më parë për një marrëveshje të mundshme që mund të arrihet në vitin tjetër, mes dy vendeve, tha se nuk ai nuk i komenton dokumentet pa autor, por sipas tij ato po bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve.
Edhe për iniciativën ‘Ballkani i Hapur’, Kurti tha se nuk ka qëndrim të ri.