Kryeministri Kurti takohet me Plenkoviqin, kjo është arsyeja

Kryeministri Kurti takohet me Plenkoviqin, kjo është arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Athinë me kryeministrin e Kroacisë, Andrija Plenkoviq, ndërsa ndër të tjera në këtë takim kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

Kurti ka thënë se duhet zbatuar plotësisht, shpejt dhe pakushtëzime të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit që u dakordua në Ohër.

“Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin Plenkoviq për progresin dhe arritjet e vendit në rrafshin ekonomik dhe demokratik, me theks qeverisjen dyvjeçare. Ai e uroi homologun e tij dhe Kroacinë që së fundmi u bë anëtarja e 20-të e Eurozonës dhe anëtarja e 27-të e zonës Schengen, teksa e cilësoi këtë si një arritje të madhe të Kroacisë dhe Kroacinë si një model për t’u ndjekur”.

“Të dy ndanë këndvështrimet e tyre mbi zhvillimet gjeopolitike në rajon dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, duke mbetur të përkushtuar për bashkëpunim të afërt, në shërbim të interesave të përbashkëta dhe në linjë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Folën edhe për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ku Kryeministri theksoi nevojën për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Related Articles