Kryeministri Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Paramendojeni të arrestohet presidenti juaj pa aktakuzë

Kryeministri Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Paramendojeni të arrestohet presidenti juaj pa aktakuzë

Kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka folur për Kosovën dhe gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e tij në mungesë të provave.


“Ai raport ka qenë shokues”, tha Rama, duke shtuar se asnjëherë nuk u provua as në Kosovë dhe në as ndonjë vend tjetër për akuzën për trafik të organeve.“Në bazë të atij raporti është krijuar Gjykata Speciale e Kosovës dhe ka arrestuar pa aktakuzë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ai priti një vit në paraburgim derisa formalisht u ngrit aktakuza. Të gjithë ju, imagjinojeni për një moment, presidenti juaj ose kryeministri, udhëheqësit e vendeve tuaja, të merret në paraburgim në një vend të tretë për një vit të tërë pa asnjë aktakuzë zyrtarisht nga një trup i krijuar dhe i sponzorizuar nga një komunitet i vendeve demokratike”.

Rama përmendi që edhe në aktakuzën e Thaçit asnjë fjalë s’ka të bëjë me atë që ka pretenduar Marty.“Fantazi e plotë”, tha Rama për raportin e Martyt.


“Nuk do të dorëzohemi nga e vërteta dhe do të nderojmë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi”.Rama tha se gjenocidi brutal të Srebrenicës dhe spastrimi etnik në Kosovë nuk do të harrohen kurrë.


“Marrja e përgjegjësisë do të vazhdojë dhe ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të garantuar atë në gjykata”.

Related Articles