Kryeprokurori që lëshoi urdhër-arrestin për Putinin ka qenë avokat i Fatmir Limajt

Kryeprokurori që lëshoi urdhër-arrestin për Putinin ka qenë avokat i Fatmir Limajt

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nën dyshimet për krime lufte pas agresionit në Ukrainë.



Sipas The Guardian, gjyqtarët e procedurës paraprake kanë vlerësuar se kishte “baza të arsyeshme për të besuar se secili i dyshuar mban përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.

Ndërkohë, në krye të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të luftës është Karim Asad Ahmad Khan, kryeprokuror i njohur edhe në Kosovë.

Khan ka qenë avokat i kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili po hetohej nga EULEX-i në dy çështje në Kosovë gjatë viteve 2010-2012.

Po ashtu, pesë vjet më parë Khan ishte emëruar si Këshilltar Special dhe Shef të Ekipit i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres. Khan kishte hetuar Shtetin Islamik (ISIS) dhe aksionet e tyre në Irak.

Ndërkaq, prokurori i GJPN-së, Karim Khan, ka filluar hetimet për krimet e luftës në Ukrainë para më shumë se një viti, pasi udhëheqja ruse ka qenë plotësisht e hapur për dërgimin e fëmijëve ukrainas në Rusi dhe vendosjen e tyre në kampe ose vendosjen e tyre për birësim nga familjet ruse.

Më 16 shkurt të këtij viti, vetë Lvova-Belova ishte shfaqur në televizion duke i treguar presidentit Putin programin për fëmijët ukrainas, dhe duke zbuluar se edhe vetë ajo kishte “birësuar” një fëmijë 15-vjeçar nga Mariupoli. Mendohet se kjo bisedë mes Lvova-Belova dhe Putin, të ketë qenë një faktor kryesor në vendimin e prokurorit Khan për të lëshuar urdhër-arrestet ndaj tyre.

Ndërkohë, duke komentuar çështjen, Balkees Jarrah, drejtor i asociuar i drejtësisë ndërkombëtare në Human Rights Watch është shprehur se: “Me këto urdhër-arreste, GJPN-ja e ka bërë Putinin një njeri të kërkuar dhe ka ndërmarrë hapin e parë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që u ka dhënë guxim autorëve në luftën kundër Ukrainës”.

Related Articles