Blinken flet me Borrellin për takimin e Ohrit dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Blinken flet me Borrellin për takimin e Ohrit dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, folën për takimin e nesërm të liderëve të Kosovës e Serbisë në Ohër.

Blinken tha se me Borrellin vunë në dukje rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të merituar në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutim i rëndësishëm me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell sot. Diskutuam për dialogun Kosovë – Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe mbështetjen tonë të unifikuar e të palëkundur për Ukrainën”, shkroi Blinken.

Në lidhje me këtë, Borrell tha më herët se e vlerëson mbështetjen e ShBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Related Articles