Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, diskuton miratimin e buxheteve të disa komunave për vitin 2025

Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, diskuton miratimin e buxheteve të disa komunave për vitin 2025

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje të enjten në orën 14:00.

Në rend dite janë dy pika.

Anëtarët e Kryesisë do të zhvillojnë konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit.

Ata gjithashtu do të diskutojnë rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit si dhe atë të Zubin-Potokut.

Related Articles