Shefat e Grupeve Parlamentare janë mbledhur për të vendosur në lidhje me mbajtjen e seancës së re të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në rend dite janë pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik, për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Hortikultura për vitin 2020.
Në seancën e re plenare do të ketë debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC.
R e n d i i d i t ë s:
I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:
13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.
III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:
4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+),
11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:
28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.
V. Përgatitjet për seancë të re plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar,
9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,
13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,
14. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,
15. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
16. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave