Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se janë pajtuar me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shtrëngimin e masave anti-COVID.
Në komunikatë thuhet se “do të ketë shtim të stafit shëndetësor por edhe me pjesën e inspektoratëve në komuna dhe nivelin qendror e që kjo pritet të miratohet në takimin e nesërm të Qeverisë së Kosovës”.
Komunikata e plotë:
KRYETARËT E KOMUNAVE DAKORDOHEN ME MINISTRIN E SHËNDETËSISË PËR MASA TË REJA
Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z.Arben Vitia dhe Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë Covid–19 pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve.
Ministri i Shëndetësisë z.Vitia në fjalën hyrëse informoi Kryetarët e Komunave lidhur me situatën e tashme pas rritjes së rasteve të infektimeve. Ai tha se varianti Delta i Covid-19 po shpërndahet katër herë më shpejtë se variant Alfa i Covid-19.
Ndërkohë në kemi rritur numri e vaksinimit dhe falënderoi Kryetarët e Komunave që kanë sensibilizuar qytetarët për t’u vaksinuar ku dje kemi arritë në 22.000 vaksinime brenda ditës.