Vuçiq pas takimit: Tërheqja e kryetarëve dhe policisë në veri kusht për ruajtjen e paqes

Vuçiq pas takimit: Tërheqja e kryetarëve dhe policisë në veri kusht për ruajtjen e paqes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar se çfarë iu ka thënë ambasadorëve të vendeve të Quintit ku përfshihen SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Franca në takimin që pati sot.

“Kam diskutuar për ngjarjet aktuale në Kosovë me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon.

Ai tha më tej se tërheqja urgjente e kryetarëve në veri si dhe e njësisë është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministry serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

Related Articles