Kosova do të luajë ndeshjen e saj të fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” këtë vit.
Përballja ndaj Gjeorgjisë do të jetë e fundit për djemtë “Dardan” në prani të tifozëve vendas për vitin 2021.
Kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të hap stadiumin në kapacitete të plota.
“Është ndeshja e fundit e djemve tanë në stadiumin Fadil Vokrri për këtë vit kundër Gjeorgjisë. Hapeni stadiumin 100% për një fitore dhe një atmosferë që nuk e kemi përjetuar moti kohë. Ska raste, kemi vaksina, e kemi dëshmu që i përmbahemi rregullave”, ka shkruar Luli në “Facebook”.
Kosova fillimisht do ta luajë takimin ndaj Suedisë të shtunën dhe më pas do të luajë në shtëpi ndaj Gjeorgjisë më 12 tetor.