Kryetari i FFK-së e konfirmon ardhjen e Kosovare Asllanit në Kosovë më 17 shkurt

Kryetari i FFK-së e konfirmon ardhjen e Kosovare Asllanit në Kosovë më 17 shkurt

Agim Ademi ka konfirmuar ardhjen e Kosovare Asllanit në Kosovë më 17 shkurt, datë kur vendi ynë mbush 15 vite të pavarësisë.

I pari i futbollit kosovar është takuar me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në selinë e FFK-së.

Gjatë këtij takimi Ademi ka njoftuar se është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe ka konfirmuar se futbollistja nga Kosova me famë botërore që përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani do të vijë në Kosovë për 17 shkurt si ambasadore e shpresës së mirë të UNICEF-it.

Asllani do të qëndrojë në vend për disa orë sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it.

Postimi i plotë nga Agim Ademi:

Me kënaqësi prita në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, në selinë e FFK-së. Gjatë këtij takimi diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për ardhjen e futbollistes me famë botërore, Kosovare Asllani, me misionin të UNICEF-it.

Futbollistja me prejardhje nga Kosova është ambasadore e shpresës së mirë të UNICEF-it dhe do të jetë në Kosovë më 17 shkurt.

UNICEF-i, bashkë me Ambasadën Suedeze dhe FFK-në do të organizojnë pritjen për futbollisten e Kombëtares suedeze, e cila luan për skuadrën e Milanit dhe më parë ishte pjesë e Real Madridit.

Ajo do të qëndrojë në Kosovë për disa orë sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it.

Related Articles