Hapësirat publike në kreqytet shumë shpejt do të vëzhgohen nga kamerat.
Kështu tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama tha se sot u nënshkrua marrëveshja me policinë për vendosjen e sistemit të kamerave.
“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot” – tha Rama.
Ai theksoi se së bashku me organet e rendit do të realizojnë aktivitete të përbashkëta për sigurinë në kryeqytet.
“Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të kryeqytetit” – theksoi ai.