Kryetarja e Speciales paralajmëron vizitë në Kosovë

Kryetarja e Speciales paralajmëron vizitë në Kosovë

Më 4 korrik 2022, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Në takim ftohen të marrin pjesë edhe gazetarët.

Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

DOKUMENT

Related Articles