Kthehen rezultatet nga Gjermania, 20 prej tyre rezultojnë me Delta plus

Kthehen rezultatet nga Gjermania, 20 prej tyre rezultojnë me Delta plus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) në fillim të këtij muaji ka marr rezultatet e 69 mostrave pozitive me COVID 19  të cilat ishin dërguar  për analiza më të detajuara në Gjermani, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tyre, 49 mostra kanë rezultuar pozitiv me variantin Delta, ndërsa 20 me Delta plus.

Lajmin e kanë bërë të ditur, nga zyra për informim e Institutit të Shëndetit Publik.

 “Ne fillim te dhjetorit 2021 kemi pranuar rezultatet e mostrave pozitive ne COVID 19 te dërguara për sekuencionim, nga mesi i nëntorit 2021 ne Gjermani, përmes projektit te përkrahur nga ECDC (European Center for Disease Control) .  Nga 69 mostra për të cilat është arritur të realizohet sekuencionimi, 49 mostra  kanë rezultuar me variantin Delta dhe 20 mostra Delta Plus”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK

Ndërsa ky institucion ende nuk ka marrë përgjigje nga Gjermania për mostrat të cilat i ka dërguar me 7 dhjetor për varantin e ri të virusit “Omicron”. /Gazeta Enigma.

Related Articles