Kthehet në Kosovë ish-komandanti i UÇK-së, u intervistua nga Specialja si i dyshuar

Kthehet në Kosovë ish-komandanti i UÇK-së, u intervistua nga Specialja si i dyshuar
Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha është kthyer në Kosovë pas intervistimit nga Specialja.

Ai atje është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Kthimin e Halitjahës e kanë konfirmuar familjarë të tij përmes rrjeteve sociale.

Ndryshe, sa i përket zhvillimeve në Speciale, vlen të ceket se nesër bëhen 2 vite prej arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Deri tash, secila kërkesë e tyre për mbrojtje në liri është refuzuar nga gjykata.

Related Articles