Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u pyet sot rreth të ardhmes së saj në politikë, raporton Gazeta Enigma.
Ajo tha se pasi t’i skadon mandati ende s’e ka vendosur se si do të qëndroj në politikë, porse është zotuar se gjithherë do të punojë “në interes të Republikës së Kosovës”.
Ajo u deklarua lidhur me marrëveshjen me Kurtin që kishte bërë para se t’i hynte garës në zgjedhje. “Në mars të vitit 2020, asnjë marrëveshje, asmjë kakulim paraprak. Kam qenë e bindur që po e mbrojë të drejtën dhe në interest ë Republikës së Kosovës dhe asnjëherë nuk e kam mendur se ku do të jem unë. Sikur të mendoja do t’I bindesha disa liderëve që tash janë në pension”, theksoi ajo.
“Tek në janar të vitit 2021 kemi diskutuar me Kurtin dhe jemi dakorduar që ai të jetë kryeministër dhe unë presidente. Ka qenë marrëveshje me 10 pika”.
Ajo theksoi se roli i saj në të ardhmen do të jetë në të mirë të Republikës.
“Tani, do të ulem do ta shqyrtoj se cka është në interesin e Republikës së Kosovës. Nëse jo dal në zgjedhje, dhe ofrojmë ofertën tonë qytetarëve. Nëse dojnë është në rregull, nëse qytetarët s’e pranojnë ofertën politike që e pranoj para tyre nuk bëhet nami. Politikanët shkojnë e vijnë, edhe unë do të shkoj një ditë”, theksoi ajo.
“Por këtë e vendosin qytetarët”, shtoi Osmani. / Gazeta Enigma.
Ku do të jetë Osmani pasi t’i skadon mandati si presidente – Ja përgjigja e saj
