Ku u transferuan qytetarët e Kosovës që u aksidentuan në Bullgari, tregon MPJD

Ku u transferuan qytetarët e Kosovës që u aksidentuan në Bullgari, tregon MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar për gjendjen shëntesorë të qytetarëve që ishin aksidentuar në Bullgari.

Nga ministra thonë se qytetarët janë transferuar nga kompania e njëjtë e autobusit në Kosovë dhe se nuk kanë pësuar lendime trupore, përveç shoferit të autobusit që ka marrë lëndime të lehta.

Në një komunikate për media të MPJD-së thuhet se sipas të dhënave nga terreni deri tek aksidenti kishte ardhur pasi që autobusi i cili operonte në linjën Prishtinë – Stamboll duke kaluar në rrugën Kystendil – Gyeshevo kishte devijuar rrugën për shkak të një druri në rrugë që kishte rënë si pasojë e erërave të forta.

“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalur në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme”, thuhet tutje në komunikatë. 

Ndërsa, Ahmed Abazi është njëri nga shoferët i cili ka rrëfyer rreth asaj se si ka ardhur deri te aksidenti i autobusit me pasagjerë nga Kosova në Bullgari.

Dhe siç ka rrëfyer Abazi, në momentin e aksidentin, përveçse frynte erë, edhe terreni ishte i rrëshqitshëm.

“Kishte shumë erë dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti, pasi për shkak të dukshmërisë në rrugë nuk e ka vërejtur kamionin”, ka thënë fillimisht ai.

Në atë moment, sipas tij, derisa ka tentuar të shmangte ngricën, shoferi ka goditur kamionin. Siç ka shtuar ai, për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar – përveç kolegut të tij, shoferit, të lënduar lehtë.

“Të tjerët janë të gjithë mirë dhe kanë vazhduar rrugëtimin, përveç meje që jam ndalur për të larguar autobusin nga këtu”.

Ai ka thënë se kanë qenë 32 njerëz brenda autobusit, si dhe dy shoferët. /Gazeta Enigma/.

Related Articles