Kualifikimet për Kupën e Botës – Dardanët nisen për në Zvicër

Kualifikimet për Kupën e Botës – Dardanët nisen për në Zvicër

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur sot (e enjte) drejt Bazelit, ku do të takohet me Zvicrën.

Dardanët do të ndeshen të premten me Helvetikët në takimin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2026.

Pas disa ditësh stërvitje, ekspedita e Kosovës është nisur drejt Bazelit me motiv të lartë para ndeshjes së parë.

Në videon dhe fotografitë e publikuara nga faqja zyrtare e FFK-së vërehet një atmosferë e mirë brenda ekipit, ku shpresohet për rezultat pozitiv.

Ndeshja është planifikuar të fillojë nga ora 20:25 dhe zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park”.

Related Articles