Ditë më parë, saktësisht më 16 dhjetor, për herë të parë në Kosovë është organizuar një Kampionati Evropian i Xhudos në Prishtinë.
Nga ky kampionat Kosova arriti t’i sigurojë katër medalje, tri të bronzta dhe një të artë.
Xhudistët si Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Dardan Cena u kurorëzuan me medalje të bronztë, kurse Akil Gjakova me atë të artë.
Për këtë sukses të xhudistëve tanë dhe për organizimin e Kampionatit në Prishtinë ka reaguar sërish trajneri Driton Kuka, ku tha se kjo është fitorja më e madhe e Kosovës.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Familja e xhudos së Kosovës
Kosova Judo Family
Fajtorë për medalje dhe organizim perfekt janë pikërisht këta njerëz në foto!
Edhe shumë tjerë që ishin ende në krye të detyrës në palestër ose diku tjetër po mungojnë në foto!
Kampionati Evropian i mbajtur në Prishtinë kulmoj me dy gjëra perfornancën e ekipit në gara që dhuroj spektakël e në anën tjetër organizim shembullor në çdo aspekt të garës!
Publiku në sallë i shkëlqyeshëm, mikpritja shqiptare për sportistë e zyrtar nga shtetet pjesëmarrëse në çdo cep të vendit ishte e mrekullueshme.
Shumë prej tyre janë ardhur duke menduar që vendi ynë po vend numëron me zhvillim por janë kthyer me përshtypjet më të mira!
E kësaj radhe kjo është fitorja më e madhe e Kosovës.