Kuka: “Skifterat” nuk më lejuan të transferohem tek Gjilani për shkak të tatuazhit për Dritën

Kuka: “Skifterat” nuk më lejuan të transferohem tek Gjilani për shkak të tatuazhit për Dritën

Futbollisti kosovar, Viktor Kuka, ka zbuluar arsyen që i ka pamundësuar transferimin te Gjilani, edhe pse arritja e një marrëveshjeje mes lojtarit dhe klubit ishte rrugës dy herë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në një intervistë të fundit, ai ka theksuar se tifozët e klubit të Gjilanit, të njohur si “Skifterat”, ishin kundër kalimit të tij te ky ekip për shkak të një tatuazhi që ai kishte, i cili lidhej me rivalin e drejtpërdrejtë të Gjilanit, Dritën.

Tifozët, duke e konsideruar këtë, kishin vënë presion për ta ndaluar transferimin e tij.

“Punën ma kanë prishë, me t’kallxu drejtë, tifozat “Skifterat”, se e kom qëtu(në krahëror), një tatu me Dritën kur jom bo kampion në 2018-ën”, u shpreh Kuka.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

@radio.dukagjini Kuka: “Skifterat” nuk më lejuan të transferohem tek Gjilani për shkak të tatuazhit për Dritën #radiodukagjini #pasditasportive #besmirtopalli #viktorkuka #fcdrita #drita #skifterat #shqiperia #shqipe #kosova #kosovatiktok #albaniantiktok #kosovaalbania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #prishtina #gjakova #tirana #prizren #peja #mitrovica #gjilan ♬ original sound – Radio Dukagjini

Related Articles