Analisti Ervin Kulluri ishte i ftuar ditën e sotme në studion e ABC News ku përveç situatës në KZAZ, ai ka folur dhe në lidhje me takimin që do të zhvillohet ditën e e nesërme në Kosovë tek ambasada amerikane ku do të marrin pjesë klasa të larta të rëndësishme.
Kulluri u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bashkëpunojë me ndërkombëtarët pasi i vetëm nuk do të fitojë asgjë.
Analisti tha se Kosova nuk duhet të djegë të ardhmen për karrierën e Kurtit dhe se për të negociuar duhet të marrësh dhe të japësh.
“Zhvillimi i takimit ambasada amerikane, nga klasa të larta të rëndësishme ku pjesë do të jetë dhe Kurti dhe Osmani ku do të diskutohet për Asociacionin, por flitet dhe se Kurti dhe Vuçiç janë në cep. BE ka bërë një propozim dhe SHBA që e mbështet. Kurti po ec në rrugë të gabuar që prej 2020”.
“Ky po përdor radikalizëm me ndërkombëtarët. Ai ka dy zgjedhje ta çlirojë Kosovën vetë ose me ndërkombëtarët. Kurti nuk mund ta çlirojë vetë. Kosova e fitoi pavarësinë me ndihmën dhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, me anë të aleancës së NATO-s. Kurti duhet të dëgjojë SHBA dhe BE dhe nuk duhet të luajë me kartën, siç po luan ai me kartën e nacionalizmit. Ai po e dëmton shtetin e tij. Qartë dhe troç Kurti duhet të kuptojë diçka se për të negociuar duhet të japësh dhe të marrësh. Që t’i të marrësh diçka t madhe duhet të japësh diçka të vogël”, tha ai.
“Albin Kurti nuk duhet të fshihet por të zihet ballë për ballë dhe Vuçiq nuk duhet të luajë me dy porta dhe me perëndimin dhe me Rusinë. Qeveria shqiptare mund të ketë një qëndrim në lidhje me situatën dhe ta nxisin Kurtin për të reaguar. SHBA duhet të dëgjohet, Kosova nuk duhet të djegë të ardhmen e saj për karrierën e zotit Kurti”.