Kupa e Mbretit, sot zhvillohen dy ndeshje të çerekfinales

Kupa e Mbretit, sot zhvillohen dy ndeshje të çerekfinales

Kupa e Mbretit i rikthehet aksionit sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales së këtij sezoni.



Ndeshja hapëse e programit të sotëm fillon nga ora 21:00, ku në stadiumin “Camp Nou” Barcelona e pret Real Sociedadin.

Barcelona e siguroi biletën drejt çerekfinales kur e mposhti në eliminatore skuadrën e Ceutas me rezultat të thellë 5:0, kurse Real Sociedad e eliminoi Mallorcan e Vedat Muriqit duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.

Ndërkaq, me fillim nga ora 22:00 do të zhvillohet ndeshja e dytë e çerekfinales së kësaj gare, ku Sevilla është mysafire e Osasunas.

Osasuna e eliminoi Real Betisin me rezultat të ngushtë 3:2 për tu kualifikuar në çerekfinale, kurse Sevilla e mposhti Alavesin me shifrat 1:0.

Programin e plotë të ndeshjeve të Kupës së Mbretit gjeni më poshtë.

21:00 Barcelona – Real Sociedad (Stadiumi Camp Nou).

22:00 Osasuna – Sevilla (Stadiumi El Sadar).

Related Articles