SC Gjilani me anë të një komunikate në rrjetet sociale, ka zbuluar masat që do të meren në ditën e ndeshjes, Gjilani – Drita.
Sport Club “Gjilani” njofton se ndeshjen e xhiros së XV-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj kundërshtarit FC Drita e zhvillon në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana” në Gjilan.
Për shkak të masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe punimeve në stadiumin e qytetit, numri i tifozëve dhe pjesëmarrësve për këtë takim do të jetë i limituar në 30% të kapacitetit të tribunave të cilat janë në dispozicion.
Tribunat e hapura për tifoz në këtë përballje do të jenë prapa portave (Sektori Perendim – Lindje) dhe do të jenë të monitoruara nga forcat e rendit, Policia e Kosovës dhe sigurimi privat.
Dyert e tribunave do të hapen nga ora 11:30 dhe lusim tifozët që të vijnë sa më herët në stadium në mënyrë që të shmangin rrëmujën para hyrjes, thuhet më tej në Komunikatë.
Personat të cilët identifikohen për shkeljen e rregullave anti-Covid dhe mos zbatim të urdhërave nga forcat e rendit do të penalizohen me largim nga stadiumi. Për masat të cilat duhet rrespektuar në ditën e ndeshjes (24/11/2021), klubi do ju informoj me kohë përmes njoftimit në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter”, thuhet në fund të njoftimit zyrtar, ku kërkohet nga tifozët mirëkuptim në funksion të mbarëvajtjes së kësaj ndeshje, duke ju përmbajtur të gjitha masave të parapara, shkruan Zyra për Informim e SC Gjilani.
Postimi i Plotë në faqen zyrtyare:
???? ????????????????????????????????????Ë ???????????????????????????? Sport Club “Gjilani” njofton se ndeshjen e xhiros së XV-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj…Posted by SC Gjilani on E hënë, 22 nëntor 2021