Kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Botëror?

Kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Botëror?

Kampionati Botëror po afron dhe kanë mbetur vetëm pak vende të lira për ta kompletuar evenimentin më të rëndësishëm në botë të futbollit.

Dhe, pa dyshim se të gjithë po e presin shortin e fazës së grupeve të “Katar 2022”, i cili do të mbahet në pjesën e dytë të vitit:

Shorti i Botërorit do të hidhet më saktësisht më 1 prill nga ora 18:00 me kohën tonë lokale, në një gala mbrëmje që do të mbahet në Doha të Katarit.

Në këtë short do të dihen 8 grupet me nga 4 ekipe, të cilat do ta formojnë fazën e parë të Botërorit të Katarit.

Sapo të kompletohen 32 kombëtaret e 4 grupeve, do të jetë momenti për t’i bërë llogaritë.

Fituesi i Grupit A do të përballet me të dytin e Grupit B në fazën pasuese, kurse i dyti i Grupit A me fituesin e Grupit B, dhe kështu do të vazhdojë edhe me grupet C-D, E-F e G-H.

Katari si mikpritës është kualifikuar direkt dhe do të përfundojë në Grupin A.


Related Articles