Kur do të zhvillohen ndeshjet Drita – Feynoord (Roterdam)

Kur do të zhvillohen ndeshjet Drita – Feynoord (Roterdam)

Ndeshjen e radhës në Konferencë Ligë FC Drita e zhvillon kundër Top skuadrës nga Roterdami i Holandës, Feyenord më 22 korrik.

FC Drita si asnjëherë më parë do të ketë përballë një nga skuadrat më të mira të ligës elite holandeze, njëherit një nga skuadrat që në vazhdimësi i ka bërë rivalitet të denjë Ajaksit të Amsterdamit në Holandë, ndërsa viteve të fundit ka shënuar rezultate impresive në të gjitha kompeticionet.

Në kuadër të paraqitjeve të saj në arenën ndërkombëtare FC Drita disa herë ka pasur kundërshtarë të fortë, por Feyenord është skuadër më shumë se e fortë, është tepër e fortë për nivelin e kualitetit të skuadrave ballkanase.

Madje Feyenord është pothuajse e pamundur për t’u mundur, ndërsa ndeshja me këtë skuadër FC Drites do t’i shërbente shumë për të pa nivelin real te futbollit europian, në funksion të përgatitjeve edhe nga aspekti psikologjik për atë nivel garash në të ardhmen e afërt.

Kujtojmë që FC Drita kaloi në fazën e dytë të UEFA Conference Leagu pas fitores ndaj Deçiqit të Tuzit nga Mali i Zi, me rezultat të përgjithshëm 3 -1. Me dy fitore: 2 – 1 ne Prishtine dhe 0 – 1 ne Podgorice.

Ndeshjen e parë kundër Feyenordit, FC Drita e zhvillohet si nikoqire më 22 korrik në Prishtinë, ndërsa atë të kthimit një javë më vonë, më 29 korrik në Roterdam.

Related Articles