Drita kalon në fazën tjetër të Ligës së Konferencës

Drita kalon në fazën tjetër të Ligës së Konferencës

Drita ka kaluar tutje në UEFA Conference League, arritje historike për klubin nga Gjilani.

Pas fitores 2-1 në “Fadil Vokrri”, Drita e ka mundur skuadrën malazeze, Decic edhe në udhëtim.

Drita ka triumfuar 1-0 në udhëtim në Mal të Zi, për të kaluar në rrethin e dytë kualifikues në Europa Conference League.

Ardian Cuculi e ka shënuar golin për Dritën në minutën e 84’, për rezultatin e përgjithshëm nga këto dy takime, 3-1.

Drita i është bashkuar Prishtinës, në rrethin e dytë kualifikues në këtë garë, e cila përfundoi në kualifikime për Europa Conference League pasi u eliminua nga rrethi i parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Derisa Llapi nuk arriti të përmbysë Shkupin. Ndeshjen e parë Llapi humbi 2-0 në udhëtim, derisa barazoi 1-1 në shtëpi, duke përfunduar këtu aventura evropiane. /Gazeta Enigma/

Related Articles