Kur do të kthehen trupat e pajetë në Kosovë, përgjigjet ambasadori kosovar në Kroaci

Kur do të kthehen trupat e pajetë në Kosovë, përgjigjet ambasadori kosovar në Kroaci

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u lënduan si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje në Kroaci, ku një autobus i agjencisë kosovare “Deva Tours” i cili po i barte pasagjerë nga Gjermania për në Kosovë doli nga rruga.

Deri më tani autoritetet kroate së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e Kosovës në Kroaci kanë arritur që të bëjë identifikimin e tetë personave që humbëm jetën.

Kthimi i trupave të pajetë për në Kosovë do të bëhet pas përfundimit të obduksionit.

Kështu ka bërë të ditur, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli.

“Jemi në pritje te përfundimit të obduksionit që besoj do të përfundojë nesër dhe pasnesër dhe pastaj në mënyrë te organizuar t’i kthejmë në Kosovë”, ka thënë Kasapolli për Front Online.

Një pjesë e të lënduarave që po trajtoheshin në spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod të Kroacisë, janë liruar sot dhe një pjesë tjetër e të lënduarve janë duke marrë trajtim ende.

Related Articles