Kurrikula për edukimin seksual që “qoi peshë” vendin – Prindërit paralajmrojnë protesta

Kurrikula për edukimin seksual që “qoi peshë” vendin – Prindërit paralajmrojnë protesta


Një kurrikulë e re për edukimin seksual, ka shkaktuar reagime në opinion dhe tek prindërit të cilët kanë pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si ajo planifikon të zbatohet, shkruan Gazeta Enigma.

Lënda “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues – Trupi im, ndjenjat dhe familja”, në doracakun, e saj gjegjësisht në një aktivitet në faqen 107 të këtij libri, obligohen nxënësit të ndjekin një aktivitet që bie ndesh me rolin e familjes.

Në përmbajtjen e saj shihen materiale të përkthyera, që përfshijnë përmendjen e lojërave seksuale në mjedisin shkollor, një çështje që nuk ishte diskutuar më parë dhe që ka shkaktuar konfuzion dhe mospajtime në shoqëri.

Njohësi i Arsimit Rinor Qehaja, thotë se “Është e rëndësishme të kuptojmë që korrninza kurrikulare e arsimit para universitar në Kosovës është rishikuar së fundmi në Gusht të vitit 2016 – kurrikule të re dhe të rishikuar pas kësaj date nuk kemi.

Kjo kurrikulë nuk e prezanton dhe nuk e promovon Edukimin Seksual si lëndë të veçanta askund.

Në fakt vet dokumenti i kornizës kurrikulare si dokumenti kryesor i organizmit të mësimdhënies në Kosovë nuk përmend termin “edukim seksual” askund”.

Sipas Qehajes Biologjia, Mjedisi dhe Shoqëria, kanë trajtuar çështje të lidhura me zhvillimin e individëve dhe formimin e qytetarëve përgjegjës për dekada me radhë, por nuk përfshijnë specifikisht edukimin seksual.

“Kurrikula ka disa kompetenca mesin e të cilave edhe atë të kompetencës personale dhe kompetencës qytetare që për rezultat përfundimtar kanë nxënësin si individ të shëndosh dhe qytetar të përgjegjshëm. Këto i ke të paraqitura si rezultate specifike të të nxënit në lëndët e Biologjisë, Shoqëria dhe Mjedisi, dhe Edukatë Qytetare – dhe kanë qenë të tilla për dekada”, përfundoi njohësi Qehaja.

Prindërit paralajmrojnë protesta Prindi me inicialet E.B ka folur për Gazetën Enigma, me ç’rast është shprehur shumë e shqetësuar, si dhe sipas saj prindërit duhet të protestojnë masivisht për vendime të tilla.

“Më së miri është që prindërit të organizojnë protesta lidhurme këtë çështje, si dhe fëmijët duhet të bojkotojnë këtë orë.

Truri i tyre nuk është akoma në gjendje të bëj dallimin mes tëdrejtës dhe të gabuarës, fëmijët janë lehtë të manipulueshëmdhe ndikohen lehtë, ku mund të mendojnë se ‘pisëlliqet’ qëkëto libra përmbajnë duhet me u zbatu me të vërtetë”, tha E.B për Enigmën.

Sipas prindit, fenomeni i ‘Edukimit Seksual’ ka përfshirëgjithë botën por, që efekti i saj në Kosovë mund të eskaloj përshkak se është vend i vogël.

“Ky trend është përhapur në të gjithë botën jo vetëm në Kosovë, por, që vendi ynë është një vend i vogël dhendryshiimet mundet me u bë më lehtë si për të mire edhe per të keq. Prindërit duhet urgjentisht të veprojnë”, përfundoi E.B.

Edhe Deputeti i larguar nga LVV, Eman Rrahmani ka kritikuar kurrikulën e cila u paraqit në opinion.

“Në atë kurrikulë mësohen se si mësimdhënësit t’iu tregojnë fëmijëve nga klasa e 1 deri në klasën e 12 se si i kryejnëmarrëdhëniet e tyre në shtëpitë e tyre. Në atë kurrikulë, ministrja Nagavci ka miratuar që fëmijët të marrin njëshembull një vajzë dhe një djalë që i qesin para gjithë shokëvetë klasës dhe njërit ia mbyll sytë për 5 minuta e nxënësi tjetërka me ia prek me dorë trupin me sytë mbyllur dhe pastaj do t’indërrojnë rolet e më pas do të tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organe kanë prekur”, tha Rrahmani.

Ai kërkoi nga ministrja Nagavci të tregojë se sa ka shpenzuar “gjatë mandatit për degjenerimin, rrezikimin e qenies dhejetës së fëmijëve”.

Nagavci ka thënë se deputeti në fjalë çdo herë e ka keqpërdorur foltoren e Kuvendit për interesa personale.

“Është për keqardhje që të keqpërdoret kjo foltore siç kenibërë gjithmonë për interesat personale ose të një grupi. Thjeshtë dhe shkurt deputeti Rrahmani kurrikulat tona që ikemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe mire edukimine të gjithë vajzave dhe djemve. Në mënyrë që asnjë vajzë e as një djalë të mos keqpërdoret ashtu siç keni bërë deri me tani”, tha Nagavci.

“Sot që po flasim sado që ju jeni munduar që të manipulonime vajza në familje, nuk kemi asnjë vajzë që nuk vijonshkollimin. Dhe sot e çdo ditë si ministre e arsimit do tëangazhohem maksimalisht që të ketë një edukim të plotë përsecilin vajzë dhe djalë, për shoqërinë tonë. Andaj kurrikulatjanë dokumente publike në faqen e MASHT-it dhe ne i kemipromovuar disa herë”, ka thënë ajo. 

Çka thuhet në këtë kurrikulë?

Në këtë kurrikulë njëri ndër kapitujt është “Lojërat seksuale në role”.

“Lojërat në role, me përmbajtje seksuale janë një fushë e rëndësishme e ushtrimit për nxënës në kontakt më tëbarabartët. Lojërat me mjekë, lojërat Baba-Nënë-Fëmijë apo lojërat seksuale të tjera në role mundësojnë në njërën anë, sëbashku të bëjnë “udhëtime zbuluese” të trupit, dhe në anëntjetër duke luajtur t’i përpunojnë dhe t’i zbatojnë ndikimetmediale, kështu që, -Të guxosh. Ta provosh-Vet, inkurajonë role të ndryshme të të bërit i pavarur.” Tutje një kapitull tjetër flitet për “Fjalorin sekusal” “Fëmijët e kopshteve, nxënësit, adoleshentët, veç kanë“shprehje”(në fjalorin e tyre), ku shpesh dhe me shumëkënaqësi përdorin ndonjë shprehje “të ndyrë”. Shpesh nuk uadinë kuptimin e tyre, por bëjnë prova, se si reagojnë të tjerëtnë këtë. Ndonjëherë dëshirojnë vetëm të provokojnë.” – thuhet aty. Pra përdoren fjalë si shprehje “e ndryë”, çka tregon se kemi të bëjmë me përkthim –bukfal- pa përshtatje. Një aspekt tjetër është ai të quajturit “aktivitetit në klasë”. “Praktikimi i vendosjes së kondomit në model ose në banane, gara në mes të nxënësve kush po e përfillë secilin hap. Tëprovojnë të blejnë kondom dhe ta shpjegojnë reagimin e shitësit’, thuhet në kurrikulë./GazetaEnigma/

Related Articles