Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes së tij.
Ai përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se ka marrë për detyrë parësore të këmbëngulin tek Serbia, si përgjegjëse për zhdukjen e tij, dhe çdo qytetari tjetër që sa më shpejt të zbardhet fati i të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
“23 vjet mungesë e zbrazëti e paplotësuar për veprimtarin patriot e politikanin intelektual, Ukshin Hoti.Pas lirimit të tij të fundit nga burgu, ai u dërgua në një vend të panjohur. Sot e asaj dite nuk dihet për fatin e vendndodhjen e tij”.
“Janë bërë 23 vjet nga rrëmbimi dhe zhdukja pas lirimit të profesorit Ukshin Hotit.Por nuk mund të zhduket një nga mendjet më të ndritura të kombit.Shkencëtari i mirëfilltë i politikës, Ukshin Hoti, është në veprën që ka lënë”.
“Në tre librat e tij që do të jetojnë edhe pas neve: “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, “Lufta e ftohtë dhe detanti” si dhe “Bisedë përmes hekurash”, ka shkruar ai./Gazeta Enigma/