Kurti: Arsimi renditet lart në prioritetet e qeverisë

Kurti: Arsimi renditet lart në prioritetet e qeverisë

Ngritja e edukimit cilësor ishte tema e takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e R.I.T Kosova të Universitetit Amerikan në Kosovë, Kamal Shahrabi.



Në takim u theksua se arsimi renditet lart në prioritetet e qeverisë, si burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës.

U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe R.I.T. Kosova (AUK) me projekte konkrete për zhvillimin e vendit, nëpërmjet zhvillimit të një shoqërie të edukuar mirë. /Gazeta Enigma/

Related Articles