Kurti: Asnjë qytetar të mos druhet nga ligji për të huajt, do t’i marrim listat e stafit akademik dhe shëndetësor për t’i dhënë lejet

Kurti: Asnjë qytetar të mos druhet nga ligji për të huajt, do t’i marrim listat e stafit akademik dhe shëndetësor për t’i dhënë lejet

Pas takimit që pati sot në mëngjes me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, kryeministri Albin Kurti tha se procesi i zbatimit të ligjeve për të huajt dhe për automjete do të bëhet në koordinim të ngushtë me Sorensenin dhe serbët lokalë.

“Qëllimi final i inkorporimit nuk është zvogëlim i cilësdo të drejtë, por fuqizim i tyre. Rrjedhimisht asnjë qytetar i Kosovës nuk e ka arsyen më të vogël që t’i druhet këtij inkorporimi, por t’i gëzohet benefiteve nga i gjithë ky proces.

I gjithë ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, por edhe në koordinim të vazhdueshëm me serbët lokalë.

Për ne është me rëndësi që gjatë legalizimit, qytetarët serbë të besojnë në  përfitimiet nga procesi dhe detyrimet që burojnë nga marrëveshjet e Brukselit dhe korniza ligjore e Kosovës.

Duke u siguruar që nuk vjen deri te pengesat në ofrimin e shërbimeve bazike në arsim e shëndetësi, Qeveria do të fillojë me inkorporimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor brenda kornizës ligjore të vendit tonë.

Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me listat e stafit akademik dhe shëndetësor që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, lista këto që do të shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të qëndrimit të përkohshme për qytetarët e huaj që aplikojnë në MBB”.

Related Articles