Kryeministri, Albin Kurti, ka vendosur lule dhe ka bërë homazhe para varrit të veprimtarit që jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai nderoi jetën dhe veprën e Adem Demaçit, në trevjetorin e vdekjes së tij.
“Kryeministri Kurti vlerësoi personalitetin e Demaçit si simbol i rezistencës dhe kontributin që dha ai për çështjen kombëtare”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.
Kurti sot ka bërë homazhe edhe pranë varrit të Enver Zymberit në 10 vjetorin e rënies.
“Me t’u kthyer nga vizita te të lënduarit në Kroaci, në 10 vjetorin e rënies së Enver Zymberit bëra homazhe në Dubovc të Vushtrrisë. Pasi vendosa lule të freskëta te varri i Enverit, vizitova edhe familjarët e tij. Me bacën Rremë, Muharremin, babain e Enverit, kemi qenë bashkë për afër një vit në burgun e Pozharevcit”, ka thënë ai.