Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat duke thënë se është marrëveshje e madhe.
Kurti ka treguar se në takimin e tij me presidentin e Serbisë, nuk i është ofruar ajo që është dakorduar mbrëmë dhe se kryediplomati i BE-së, Josep Borell ka ndryshuar deklaratën.
Ai ka thënë se Kosova nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Deklarata e Borell që një gjë e tillë nuk ishte e përfshirë dhe tash ajo figuron saktësisht. Nuk ka qenë në ditën e hënë në teksitn i cili që më është afruara.”
“Besoj që kjo është një arritje e madhe sepse për herë të parë procesi i dialogut hynë në një fazë mbi kornizën e përgjithshme që do të jetë ligjërisht e obligushme dhe do t’i zgjidh problemet fundametale nga prizma e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë ai.
“Nuk është marrëveshje. Është një dakordim, e jo marrëveshje. Ne nuk kemi ndryshu qëndrim. Borel ka ndryshua deklaratën. Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.