Kryeministri Albin Kurti kritikoi vlerësimin e jurisë për raundin e parë të Donjeta Sadikut në “Paris 2024”, e që juria vlerësoi se Sadiku humbi në raundin e parë, por e fitoi të dytin dhe të tretin, njofton Gazeta Enigma.
“Dominoi, besoj edhe në raundin e parë dhe jo vetëm në të dytin dhe të tretin”, tha Kurti.
“Unë nuk besoj që e ka humbur raundin e parë, vlerësimi i gjyqtarëve subjektiv ishte një shtysë për Donjetën në raundin e dytë dhe të tretë”, shtoi ai. /Gazeta Enigma